Reagim
Të nderuara media, të nderuar qyetetarë!
Jemi dëshmitarë të faktit se sa më shumë i afrohemi zgjedhjeve aq më të pamatura bëhen deklaratat e eksponentëve politik. Së fundmi, një deklaratë të tillë e bëri kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov i cili në përurimin e rrethit pranë poliklinikës së Çairit, tha se Komuna e Çairit nuk ka investuar aspak për ndërtimin e këtij rreth rrotullimi.( https://alsat-m.tvshilegov-paralajmeron-bankina-betoni-edhe…)
Si përgjigje ndaj institucionit në fjalë dhe opinionit të gjërë i cili beson në zemërgjërësinë e z.Shilegov dhe jo në faktin se ky projekt u ndërtua me paratë e qytetarëve të Çairit, ju sjellim këtë REAGIM , përmes kësaj forme duke i’u referuar të vërtetës me dëshmi dhe fakte, sepse fjala e pabazuar për ne nuk përbën vërtetësi!
I nderuar kryetar i Qytetit, ju përkujtojmë se Komuna e Çairit përmes tatimit dhe taksave të qytetarëve ka mbushur buxhetin e institucionit të cilin ju e përfaqësoni me gjithësej 1.864.901,00 euro në vitin 2018, me 2. 533.409, 00 euro gjatë vitit 2019 dhe deri në maj të këtij viti me rreth 585.015,00 euro. Si na qenka kjo histori e rrëfyer nga ana juaj sot se Komuna e Çairit nuk ka financuar madje dhe habiteni me entuziasmin tonë për rreth-rrotullimin në Çair, i cili projekt edhe pse ishte i paraparë të përfundojë me buxhetin e parë të mandatit tuaj, sot na vie i vonuar pas tre viteve madje dhe ndjeheni krenarë në vonesë dhe i vonuar!
I nderuar kryetar i Qytetit , eksluziviteti i meritës për këtë dhe çdo projekt tjetër i takon vetëm qytetarëve të këtij vendi, si tatim dhe taksa-pagues të rregullt.
Ne e kuptojmë shqetësimin tuaj në prag të një fushate elektorale, megjithatë të qëndroni kokëlartë para fakteve të cilët ju bëjnë juve BORXHLI ndaj qytetarëve dhe Komunës së Çairit, është realisht për keqëardhje!
Ju sjellim në memorie gjithashtu se edhe përtej insistimeve dhe kërkesave tona për më tepër projekte, jeni treguar i painteresuar, duke i filluar dhe pastaj duke i braktisur ato dhe kjo më së miri flet për konceptin tuaj ” Shoqëri për të gjithë” prapa të cilit pretendoni se jeni angazhuar.
Të lavdëruarit me këtë projekt i cili përfshinë edhe Komunën e Butelit, dëshmon më së miri për projektet e munguara në Çair!
Për fund dhe korrektësi, Ju sugjerojmë të shfletoni, Ligjin për Qytetin e Shkupit për mënyrën e financimit dhe burimeve financiare si dhe Fondin e përbashkët të Qytetit të Shkupit dhe komunave në kuadër të Qytetit.
Dhe si ilustrim i asaj se për çfar e kemi fjalën ne dhe se deklaratat e tilla janë tendencioze, në bashkangjitje të këtij REAGIMI me shkrim i gjeni dhe tabelarët për tre vitet e fundit të derdhjes së mjeteve nga tatimi dhe taksat e paguara nga Komuna e Çairit në Buxhetin e Qytetit të Shkupit.
PRA QËNDROJMË TË PËRKUSHTUAR DERI NË FUND që ato 5 milion euro të qytetarëve të Çairit të kthehen në INVESTIME KONKRETE KAPITALE, sepse obligimi i braktisur i juaji nuk përbën arsye për të qenë ju krenarë!

Visar Ganiu
Kryetar i Komunës së Çairit