Sonte qëndrova në mesin e djemve të ekipit “Futsall Shkupi” , të cilët për të tretën herë me radhë prezantojnë Maqedoninë e Veriut në arenën ndërkombëtare, dhe ndeshjen paraeliminatore të “Ligës së Kampionëve” e zhvillojnë këtë të diele kundër irlandezëve të “Blu Mexhik FC Dublin”.

Vizita ime ishte për ti mbështetur dhe inkurajuar deri në fund si klub i komunës tonë, me dëshirën e madhe dhe besimin e suksesit për tu kualifikuar sërish në garat e njohura të “Main Round”.