Pasurojmë në vazhdimësi me libra bibliotekat e shkollave fillore

Nga dita e sotme filluam aksionin për pajisje të bibliotekave të shkollave fillore me fond të ri librash duke filluar me shkollat fillore “Hasan Prishtina” dhe “7 Marsi”.

Drejtorëve Lulieta Qerimi dhe Hajdin Ramadani iu dhuruam nga 250 libra të reja në shërbim të nxënësve. Poashtu, në shenjë respekti një komplet librash ia dhuruam edhe veprimtarit të arsimit dhe ish drejtorit të shkollës fillore “7 Marsi” Halil Palloshi.

Gjatë ditëve në vijim do të pajisen edhe shkollat tjera fillore në territorin e Komunës së Çairit.