Në kuadër të projektit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, sot organizata “Centre for Common Ground”, ndau paisje sportive për të gjitha shkollat fillore në Çair, të pranuara në mënyrë simbolile nga drejtorët e shkollave.

Kryetari i Çairit Visar Ganiu, faleminderoi për donacionin dhe theksoi se këto ndihma nënkuptojnë alternativë më tepër në mesin e opcioneve që ndihmon të rinjtë.

“Përderisa unë në cilësinë e kryetarit të komunës dhe si pjesë e këtij projekti pas falenderimit për donacionin e lartëpëtmendur theksova se:” Ndarja e paisjeve sportive dhe promovimi i sportit për fëmijët, duke mundësuar dhe ndihmuar përfshirjen e sa më shumë nxënësve në fusha të ndryshme të sportit, nënkupton një alternativë më shumë dhe një rrugë më tepër në mesin e opcioneve që ndihmon të rinjët tanë dhe largon ato nga fenomene të tipit të ekstremizmit dhe të dhunës në shoqëri “, tha Ganiu.