Selisë së PS i është vënë zjarri ditën e sotme gjatë protestës në Shkodër.
Një grup të rinjsh kanë thyer xhamat e godinës, më pas lanë shkatërruar çdo gjë që u a dalë para dhe më pas kanë nxjerrë stolat jashtë duke u vënë edhe flakën.
Të gjitha orenditë janë nxjerrë nga grupi i të rinjve në Shkodër, ndërsa turma ka qëndruar duke parë.
Fillimisht protesta ka nisur e paqtë, ku qindra qytetarë marshuan në rrugët e qytetit me thirrjet “Rama Ik” dhe “Drejtësi për Klodianin, por më pas ata kanë sulmuar selinë e PS.
Një grup policësh të pajisur me mjetet mbrojtëse larguan të rinjtë duke hedhur gaz lotsjellës.
