Ekipi i Shpëtimit Malor si pjesë e Ekipit të Reagimit të Kryqit të Kuq të Shkupit organizojnë një stërvitje simuluese “Heronjtë e Fëmijërisë time” në Klinikën e Fëmijëve në Shkup në 13.12.2019 në orën 12:00.

Të veshur me kostumet e heronjve të fëmijëve të Batman dhe Supermen, vullnetarët e trajnuar do të zbresin nga çatia e Klinikës së Fëmijëve, duke dhuruar dhurata dhe buzëqeshje për fëmijët e shtruar në klinikë, duke bërë të paktën një përpjekje të vogël për të lehtësuar kohën e tyre të trajtimit spitalor.