Forcat turke rrëzuan dy aeroplanë të forcave siriane ushtarake ajrore në provincën Idlib, informon agjencia shtetërore siriane Sana, e cituar nga TASS.

Sipas agjencisë, “forcat e regjimit turk kanë rrëzuar dy aeroplanë të armatës siriane qeveritare në provincën Idlib”.

Agjencia vëren se pilotët e dy aeroplanëve “katapultuan dhe me parashuta ishin lëshuar në tokë”.

“Ata nuk kanë pësuar”, thekson Sana.

Paraprakisht individë të armatës siriane në afërsi të qytetit Sarakib, në provincën Idlib, kanë rrëzuar një dron turk, “që iu përkiste grupeve terroriste”, informon agjencia.

Sana para dy orëve demantonte se forcat turke kishin rrëzuar një aeroplan në provincën Idlib.