Në portalin Klan Kosova dhe Gazeta Express u publikuan dokumente të shumta që dëshmojnë se Fondacioni “Throni” në ndërtimin e kompleksit në Tetovë i njohur si restorant “Siraçi” është kryekëput një aferë e madhe korruptive dhe ate:
-toka në të cilën është ndërtuar ky kompleks në sipërfaqe 3,222 m2 (e vlerësuar rreth 500 mijë euro) figuron se është dhënë dhuratë nga nga persona fizik-shkelje e rëndë ligjore ku përveç tjerave bëhet “shpërlarja: e parave “të pista”;

-legalizimi i objektit-shkelja e ligjit për legalizim ku dihet me fakte se objekti është ndërtuar në vitin 2015, me një deklaratë të rrejshme në notar se gjoja objekti është ndërtuar para 2011 ku komuna e Tetovës legalizon objektin në bazë të kësaj dëshmie.

-thyerja e ligjit për përcaktimin juridik të këtij objekti ku deklarohet se “objekti ka për dedikim objekt banimi” a në fakt është objekt komercial ku dëmtohet buxheti për taksat komunale:

-komuna e Tetovës me gjith këto malverzime në afat prej 3 (tre) ditësh sjell akte të rëndësishme dhe ate 29.08.2016 jepet pëlqimi urbanistik, më 30.08.2016 sjellet vendimin për kompenzim simbolik dhe më 31.08.2016 jepet vendimi për statusin juridik.

Në bazë të gjithë këtij dokumentacioni Fondacioni “Throni” i udhëhequr nga Metin Izeti ku në përurim merr pjesë edhe Adnan Ismaili kanë bërë disa shkelje ligjore e penale dhe ate:

-mashtrim, falsifikim, ”shpërlarje të parave” ku kompleksi vlerësohet me çmimin e tregut nga 6 deri në 8 miliona euro, me implikim të drejtëpërdrëjtë të fondacionit “Throni”, të kryetarit të komunës së Tetovës dhe sektorëve në kuadër të komunës.

Duhet që prokuoria të hetojë rastim bashkë me policinë financiare për dëmtimin e buxhetit dhe prejardhjen e mjeteve në ndërtimin e këtij kompleksi disa milionësh.

Shërbimi për informim i PDSH

Dokumentet përcjellëse i gjeni në bashkëlidhëse.