Partnerët ndërkombëtarë janë solidarizuar me Shqipërinë pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.3 që goditi vendin, duke I marrë jetën momentalisht të paktën 18 personave.

 

Në një postim në Twitter, NATO shkruan se flamujt e aleatëve janë ulur në gjysmështizë pas tërmetit në Shqipëri dhe për të nderuar ushtarët francezë të rënë në Mali.

 

“Flamujt e aleatëve tanë, Shqipëria dhe Franca, janë në gjysmështizë, jashtë selisë së NATO-s, pas tërmetit në Shqipëri dhe për të nderuar ushtarët francezë të rënë në Mali”