Për t’u punësuar më lehtë maqedonasit kanë filluar të deklarohen se janë shqiptarë. Kjo ndodhi gjatë konkursit të fundit për 10 zjarrfikës në Brigadën e Shkupit, të përzgjedhur nga rang lista e parashikuar për bashkësitë e tjera etnike. Por në vend të shqiptarëve kanë filluar me punë maqedonasit: Kire Trajkovski Goran Trajkovski Dejan Ilievski dhe Zllatko Serafimovski. Kreu i zjarrfikësve të Shkupit Vlladimir Simonovski thotë se përfaqësimi adekuat është në nivelin e duhur respektivisht se nga 205 të punësuar 38 janë shqiptarë. Por kalkulimi tregon se 20% do të arrihej pikërisht nëse këto 4 persona do të ishin shqiptarë.

Në aplikim nuk kërkohet ajo si bazë shkruan që vetëm të dorëzoj vërtetim të nënshtetësisë dhe të jetë shtetas i RMV-së! E përse në kllapa shkruan shqiptar? Secili ka të drejtë në paraqitjen e Qyteti të Shkupit të deklarohet siç t’i dojë qejfi! Është e drejtë ligjore kushtetuese nuk mundemi ta pengojmë ne të drejtën e tij. A nënkupton kjo që po të dua unë të punësohem në Ambasadën Amerikane duhet të deklarohem se jam amerikan? Nuk mund ta pengojmë askënd paraqitjet vijnë në zarfe të mbyllura – deklaroi Vlladimir Simonovski Komandant i Zjarrfikësve të Shkupit.

Ku mbeti Marrëveshja e Ohrit në këtë kontekst nëse nuk është përfaqësimi i drejtë ku dikush punësohet sikur shqiptar meqenëse nuk ka asnjë lidhje më këtë përkatësi etnike?
Mendoj se për t’iu përgjigjur kësaj pyetje person më adekuat do të kishte qenë kryetari i Qytetit të Shkupit – u përgjigj Valon Salihu Zëdhënës i Qytetit të Shkupit. Disa ditë më parë kjo nuk përbënte shqetësim as për Kryetarin Shilegov i cili pati thënë se metoda e përzgjedhjes sipas “Balancerit” mohon punësimet sipas meritave por i ndanë ata në baza etnike.

Unë si kryetar nuk kam të drejtë askujt t’i them se çfarë është dhe si të ndjehet në bazë të përkatësisë etnike. Nuk do të lejoja as për vete dikush të më tregojnë se si ndihem unë – deklaroi Petre Shilegov Kryetar i Qytetit të Shkupit. Punësime të ngjashme janë vërejtur në disa institucione të tjera publike në nivel shtetëror dhe lokal. Madje shtetasit e komunitetit maqedonas para avokatit dhe noterit kanë deklaruar me shkrim se ndihen shqiptar. Për këtë dukuri reagoi edhe Aleanca për Shqiptarët.

Aleanca për Shqiptarët shumë herë ka qenë e zëshme ndaj ngritjes së vetëdijes për këtë çështje, duke kërkuar zgjidhje për shkak se këto manipulime dëmtojnë fuqinë punëtore shqiptare. Në shumë institucione shtetërore siç janë spitalet agjencitë brigadat e zjarrfikësve, policëve, e në përgjithësi administrata shtetërore figurojnë të punësuar shqiptar që në realitet janë maqedonas – thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Sipas Ministrisë së Administratës programi i kërkimit i quajtur “Ballancer” nuk është pjesë e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik por është pjesë e metodologjisë së Qeverisë për përfaqësim të drejtë të bashkësive etnike. Madje si krye zjarrfikësi Simonovski ashtu edhe udhëheqësi i inspektoratit të Qytetit, Mirosllav Bogdanovski, posa mbaruan deklaratat në maqedonisht me mospërfillje për gjuhën shqipe lëshuan sallën ku vazhdonte konferenca për media në shqip lidhur me promovimin e linjës 193 për lajmërim të zjarreve