Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se janë vet qytetarët ata të cilët do të duhet të kenë vetëdije dhe të mos grumbullohen nëpër ambientet familjare.

Ai tha se protokollet të cilët janë propozuar për ambientet e mbyllura dëshirojnë t’i transmetojnë edhe nëpër shtëpitë.

Sipas tij raste të grumbullimit mund të paraqiten edhe në polici.

“Ngjarjet e mëdha familjare, ku, para neve kemi periudhë të festave janë një rrezik. Besoj se qytetarët do të jenë të vetëdijshëm”, tha Filipçe

Ai tha se beson se këto masa janë të mjaftueshme për të përballur me këtë valë të re të koronavirusit.

Filipce tha se çdokush që do të del nga shtëpia duhet të bartë maskë.

“Të shmanget grupimi dhe çdokush të bartë maskë. Masa më rigoroze planifikojmë, shkurtim të orarit të objekteve hotilerike. Nuk pamë raste atje ku u respektuan masat të ketë infeksione. Edhe restrikcioni vjen parasysh nëse mendojmë se ajo është e nevojshme. Tani jemi larg kësaj, por definitivisht është një nga masat që duhet të rekomandohen”, deklaroi Filipçe, duke shtuar se do të kërkojë që sa më shpejtë të mbahet seancë e re e qeverisë për të miratuar këto masa.