Filarmonia – orkestra e parë dhe e vetme simfonike në vend është themeluar në ditë të sotme para 75 viteve.

Më 24 nëntor të vitit 1944, vetëm 11 ditë pas çlirimit të Shkupit, në shtëpinë e kompozitorit Todor Skallovski në rr. “Krushovska” nr.27 u mbajt takimi i parë i një grupi muzikantësh me qëllim që të krijojnë orkestrën e parë shtetërore dhe të venë themelet e një institucioni të madh kulturor, të parit të atij lloji në Maqedoninë e çliruar.

Prej fillimeve modeste, nëpër shtatë dekadat e ekzistimit Filarmonia u shndërrua në një nga bartësit kryesor të jetës muzikore në vend. për çka kontribuuan edhe dirigjentë të shquar dhe solistë të veçantë vokal dhe instrumental të cilët interpretuan në koncerte të shumta. Krahas koncerteve rekorde në skenën vendore, orkestra simfonike ka realizuar edhe numër të madh të shfaqjeve në botë.

Orkestra simfonike disa herë ishte riemëruar dhe bashkangjitur institucioneve të tjera (Opera dhe baleti nacional dhe Radioja e Maqedonisë), në mënyrë që në vitin 1960 të konstituohet në institucion të pavarur muzikor.

Pas funksionimit shumëvjeçar në Shtëpinë e Armatës, Filarmonia në vitin 2017 u bë me objekt të vet – sallë bashkëkohore të ndërtuar sipas standardeve botërore për akustikë dhe muzikë simfonike.