Lëndët e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) në fazë të hetimit të cilat u ndërmorën nga prokuroria e rregullt qëndrojnë në kuti dhe për shkak të kësaj disa persona të dyshuar për mashtrime dhe keqpërdorime në vend që të jenë në bankën e të akuzuarve, ata ndajnë këshilla juridike si duhet të kryhet hetimi për kompensimet në PSP, deklaroi sot prokurorja Fatime Fetai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para mbajtjes së seancës gjyqësore për rastin “Monstra”.

“Qëllimi i ndërmarrjes së lëndëve ishte që të mos ketë ngecje, ndërsa hetimet qëndrojnë në kuti dhe për këtë disa persona të dyshuar për veprime mashtruese dhe për nxitje të keqpërdorimeve në vend që sot të jenë në sallën e gjykatës në bankën e të akuzuarve, ata merren me numra të rremë dhe  ndajnë këshilla juridike si duhet të kryhet hetimi për kompensimet e prokurorëve të PSP-së. Tekstualisht, ne jemi vetëm magazinierë dhe arkivistë të lëndëve që janë në fazën e hetimit, ndërsa ka hetime të cilat janë gati për akuza”, tha Fetai.

Ajo shtoi se konkretisht flet për rastin “I fuqishmi” dhe personin e dyshuar Antioni Milloshoskin i cili, sipas fetait, “në vend që të përgatisë mbrojtje për në gjykatë, nëse kuptohet na janë darë lëndët, ai del në media dhe ndan këshilla juridike se honoraret në PSP duhet të hetohen si keqpërdorim dhe shpërdorim”.

Prokurorja Fetati tha se prokurorët specialë publikë kanë punuar çdo muaj për një pagë që korrespondon në pagën që u jepet personave në këtë funksion kudo qoftë në rajon, duke shtuar se pagat e tyre kanë qenë vetëm 300 euro më të larta nga ato të prokurorëve.