Vazhdon rekonstruimi i stacionit Hekurudhor-Tetovë.

Këtë e bën të ditur  drejtori i Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura”, Festim Halili i cili në publikimin e tij në fejsbuk sjell pamje nga ky stacion,me standarde bashkëkohore.

Ja postimi i plotë i Halilit:

Çati tërësisht e renovuar

Tualete të reja për 3 kategori në hapësirën pritëse.

Kamera që mbulojnë 360° të hapësirës vrojtuese të stacionit.

Trasa e hekurudhës e rikonstruar me pragje dhe zhavor të ri

Fasadë tërësisht e re dhe e izoluar

Projekt i ri për parkun e stacionit të hekurudhës: ndriçim, gjelbrim, fontana, rrugica për këmbësorë, pemë.

Parking i asfaltuar dhe i markuar me ngjyrë.

Vendosja e trarit të parkingut.

Zyra të reja.

Orë të madhe tradicionale etj – thotë Halili.