Fejsbuku njoftoi se sivjet planifikon të hapë mijëra vende të reja pune në Britani të Madhe, midis të cilëve do të ketë edhe punonjës të angazhuar në zhvillimin e veglave për heqjen e mjeteve të përmbajtjeve të dëmshme të internetit.

Vende e reja të punës do të hapen para hapjes së planifikuar të zyrës së re në Londër në vitin 2021, ndërsa me to numri i përgjithshëm i punëtorëve të Fejsbukut  në ishull do të rritet në 4.000.

Kryeqyteti britanik është qendra më e madhe inxhinierike jashtë SHBA-së.

Sipas raporteve, më shumë se gjysma e vendeve të reja të punës do të fokusohen në teknologji, përfshirë programe inxhinierike, prodhime disenji dhe shkencë për të dhëna. Punëtorët e rinj, gjithashtu, do të merren me zhvillimin e aplikimit të Uacapit dhe Uorkplejsit.

Një pjesë e punonjësve  të rinj  do të mund të angazhohen në ekipin e Fejsbukut “Komjuniti integriti”, i cili prodhon vegla për zbulimin dhe heqjen e përmbajtjeve të dëmshme të platformave siç janë Mesinxher, Instagram dhe Uacap.