Muharem Bajrami ushtrues detyre, trajner i ekipit


Pas disfatës së djeshme nga skuadra e Renovës, kryesia e FC Shkupi në një mbledhje urgjente gjatë ditës së sotme kanë diskutuar gjërë e gjatë për situatën në ekip dhe si pasoj e këtij diskutimi kryesi dhe stafi i trajnerëve kanë rënë dakord që me pëlqim të dyanshme të vendoset të ndërpresinë bashkëpunimin.

Si rrjedhojë e kësaj situate, stafi i trajnerëve me në krye Qatip Osmanin dhe ndihmësit Bashkim Livoreka dhe Orhan Abdi u pajtuan me kryesinë që të ndërpresin punën e mëtutjeshme.

Trajneri Qatip Osmani ka falënderuar kryesinë për mundësinë e dhënë që të udhëheqë me klubin, gjithashtu u ka dëshiruar suksese edhe futbollistëve që në vazhdim të kampionatit të arrijnë suksese sa më të larta. Nga kryesia kanë njoftuar se punën e ushtruesit të detyrës së trajnerit në vazhdim do ta kryejë kapiteni Muharem Bajrami.

Si pasoj e rezultateve të dobëta në tri ndeshjeve të pjesës së dytë të kampionatit dorëheqje të pa revokueshme mbrëmë ka dhënë edhe Jugosllav Trençevski, trajner i Akademija Pandev. Kush do të jetë pasardhësi i tij në ekipin e Strumicës do të dihet ditëve në vijim.