Niveli i ujit në Liqenin e Prespës për një centimetër është ulur në krahasim me dje dhe është për 56 centimetra më i ulët se mesatarja e zakonshme e nëntorit, tregojnë matjet e fundit të Shërbimit Hidrometeorologjik.

Nivelet e dy liqeneve të tjera natyrore në vend janë të njëjta sikurse dje, por në Liqenin e Ohrit niveli është i njëjtë me mesataren, ndërsa i Dojranit është për 2,7 metra më i lartë sesa zakonisht  për këtë periudhë të vitit.

Lumenjtë, nga ana tjetër, zakonisht kanë nivel më të ulët se mesatarja dhe shënojnë ulje ose rritje të lehtë në krahasim me dje.