Sipas raportimeve paraprake, askush nga familja e tij nuk gjendej në bordin e helikopterit, por mesa duket është konfirmuar një fakt tejet i rëndë.

Mediat e huaja raportojnë se vajza 13-vjeçare e Byant, Gianna Maria gjendej në bordin e helikopterit së bashku me të atin dhe 3 persona të tjerë e ka gjetur vdekjen e pashmangshme.

Gjykuar nga lëvizjet që ka bërë, helikopteri është rrotulluar të paktën 10 herë në ajër për një periudhë prej 15 minutash para se të përplasej në kodrat e Kalifornisë.