Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan nuk ka ndërmend të ndalojë emigrantët që duan të kalojnë kufirin për në Bashkimin Europian dhe paraljmëroj se së shpejti miliona të tillë do të kalojnë në Evropë.

Mbasi ne hapëm portat, kanë mbërritur dhjetëra telefonata nga BE-ja duke na thënë “mbyllni portat. U thashë atyre kjo punë mbaroj, mbaroj. Dyert tashmë janë hapur. Tani ju duhet të merrni edhe ju pjesën tuaj të barrës”, ”, tha Erdogan mëngjesin e sotëm nga Ankaraja.

“Që kur vendosëm të hapim portat, numri i emigrantëve që janë nisur për në Evropë janë qindra mijëra dhe së shpejti ky numër do të shkojë në miliona, tha ai.