Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se beson se vendi i tij do ta ngadalësojë ritmin e përhapjes së ko ro navi rusit brenda dy ose tri javësh.

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Erdogan po ashtu shfaqi besimin se Turqia do ta tejkalojë situatën “në periudhën më të shkurtër të mundshme dhe me dëmin më të vogël të mundshëm”. Turqia, deri më tani, ka raportuar 44 viktima nga sëmundja COVID-19, të cilën e shkakton kjo sëmundje viroze. Nga afro 28,000 testet që janë kryer, 1,872 persona kanë dalë pozitivë. Erdogan tha se autoritetet janë duke monitoruar edhe 53,000 njerëz në shtëpitë e tyre.