Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan sot i bëri thirrje tërë botës islame ta mbështesë Shqipërinë, e cila dje u godit nga tërmeti katastrofal, lajmëroi agjencia Anadollu.

“Konsideroj se duhet t’i qëndrojmë afër Shqipërisë, kjo duhet të jetë posaçërisht detyrë e Organizatës sonë islamike për zhvillim. Mendoj se do të jetë mjaft e dobishme të ndërmarrim këtë hap. Kjo është detyrë vëllazërore, është e dobishme të ndërmerret ai hap”, tha Erdogan gjatë fjalimit në takimin vjetor të Organizatës së bashkëpunimit islam.

Ai informoi se pas lajmit për tërmetin, dy herë ka biseduar me kryeministrin e Shqipërisë, i cili e ka njoftuar për tërmetin.

“Në mesin e anëtareve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mendoj të anëtareve të përhershme, nuk ka asnjë mysliman, e as ndërkaq vend në të cilin populli është mysliman. Është e pamundur deri në pafundësi të vazhdojë ky sistem i padrejtë i ndërtuar nga ana e fituesve të Luftës së Dytë Botërore”, e transmeton Anadollu deklaratln e Erdoganit.