Lars Gunar Vigemark do të jetë shefi i ri i misionit EULEKS në Kosovë  nga 1 dhjetori, kumtoi shërbimi evropian për punë të jashtme.

Vigemark do të obligohet  t’u ndihmojë  institucioneve kosovare në reformat në qeverisjen e së drejtës si dhe të arrijnë efikasitet më të madh, qëndrueshmëri, përgjegjësi dhe lirim nga ndikimi politik dhe partiak, në pajtim me rregullat evropiane.

Mandati i Vigemark zgjat deri më 14 qershor 2020.

Shefi i ri i misionit të shtetasit suedez, paraprakisht ka qenë shef i delegacionit të BE-së në Bosnja e Hercegovinë dhe në Pakistan.

EULEKS është misioni më i madh civil i Bashkimit Evropian, i themeluar në vitin 2008.