Zbulohet një pjesë nga marrëveshja e nënshkruar mes Elvis Naçit, imam, drejtues i emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, dhe president i Fondacionit Kulturor Jo-fitimprurës Firdeus, me pronarët e spitalit Continental, i cili prej ditësh ka kaluar në pronësinë e Naçit.

Plot 350 mijë euro i kushtoi Naçit një transaksion i tillë.

Siç edhe shihet në ekstraktin zyrtar të QKB-së, Fondacioni Firdeus është tashmë pronar i Spitalit Continental, ku trualli i përket Kryegjyshatës së Bektashinjve, ndërsa godina është e Imamit Elvis Naçi.

Ky fondacion më 11 maj 2018, ka hapur edhe një qendër shëndetësore në Tiranë me planin se aty do të ofrohej ndihma mjekësore falas për të gjithë personat që nuk kanë mundësi të paguajnë… /Marrë nga dosja.al