Në analizën që e ka publikuar Al Jazira Ballkans, ndërsa sipas statistikave të transfremarkt, reprezentacionet e Kroacisë dhe Serbisë kanë ekipet me vlerë më të madhe në rajonin e ballkanit, ndërsa Enis Bardhi dhe Elif Elmaz janë në mesin e futbollistëve më të shtrenjtë në mesin e shteteve të Ish-Jugosllavisë.

Vlera e reprezentacionit të Serbisë arrin në 287.7 milion euro, ndërsa lojtari më i shtrenjtë është Sergej Milenkoviq Saviq i cili vlerësohet me 65 milion euro. E dyta është Kroacia që kap shifrat e 285.35 milion euro, ndërsa Marselo Brozoviçi i Interit është me vlerë prej 50 milion euro..

Në pozitën e tretë është reprezentacioni i Bosnjë e Hercegovinës, me futbollistin më të shtrenjtë Miralem Pjaniç të Juventusit, në pozitën e katërt është Sllovenia, e që lojtar më të shtrenjtë ka portierin e Atletiko Madridit, Jan Obllak qe vlerësohet në 100 milion euro.

Reprezentacioni i Maqedonisë është në pozitën e gjashtë në rajon sipas vlerës. Ekipin e udhëheq Elif Elmas me 17 milion euro, ndërsa pas tij janë Enis Bardhi me 15 milion dhe Ezgjan Alioski me 4.5 milion euro.

Reprezentacioni i Kosovës që do të përballet me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, është më e mirë se Maqedonia. Ekipi kosovar udhëhiqet nga Milot Rashica që kap vlerën e 20 milion eurove.