Lutemi për shpirtrat e atyre që s’janë më duke lënë pas pikëllim pa fillim, pa fund!

Faleminderit Kosovë & mirënjohje për të gjitha vendet mike që u solidarizuan dhe ofruan ndihmën e tyre të çmuar në këtë ditë të vështirë.

Nderim për heronjtë e heshtur, policët, mjekët, infermierët, efektivët e FA, zjarrëfikësit, etj. për punën sublime që kryen e po kryejnë deri në shpëtimin e frymës së fundit.

Fjalë për ngushëllimin e atyre që humbën njerëzit e dashur nuk ka dhe nuk mund të gjinden. Zoti e lehtësoftë dhimbjen e tyre dhe pikëllimin tonë kombëtar!

#ShqipëriSolidare #Bashkë??