Në Kopshtin Zoologjik në Shkup ka ndodhur një incident. Një nga elefantët ka goditur shtyllën e rrymës, me çka ka pasur shkëputje. Menjëherë sigurimi ka reaguar duke nxjerrë jashtë vizitorët. Siç tregon një vizitore për TV21, gjithçka kishte ndodhur shumë shpejt dhe për 5 minuta të gjithë u gjendën jashtë Kopshtit dhe u drejtuan për në shtëpi, pasi që i kishin thënë se nuk dihet kur mund ta rregullojnë situatën.

Nga Kopshti Zoologjik thonë se nuk ka pasur ndërprerje të tërsishme të rrymës, por se elefanti vetëm ka shtyrë një shtyllë dhe një pjesë ka mbetet pa rrymë. Vizitorët e kopshtit zoologjik menjëherë janë evakuuar. Vizita në Zoo vazhdon, e ndërpreja ka zgjatur vetëm 15 minuta.