Me rastin e Ditës ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut- 10 dhjetori dhe Dita ndërkombëtare e UNICEF-it për mbrojtjen e fëmijëve- 11 dhjetori, sot do të hapet ekspozita humanitare e artit, simbolikisht e titulluar “5 minuta në 12”.

Organizator i ekspozitës është Qendra për ndihmë, mbështetje dhe përfaqësim të personave të arrestuar dhe të dënuar. Bëhet fjalë për ekspozitë dhe shitje të pikturave të artit, dhuruar nga piktorë të Maqedonisë.

“Mjetet në para të mbledhura nga kjo ngjarje do t’i përdorim për blerjen e dhuratave të Vitit të Ri për fëmijët, prindërit e të cilëve janë në paraburgim ose vuajnë dënimin me burg, por edhe përmirësimin e kushteve në burgje”, kanë thënë organizatorët.