Aleks Sandro ndoshta nuk duhej të luante nga minuta e parë takimin e djeshëm kundër Parmës, duke qenë se gjatë nxehjes kishte marrë një goditje të fortë në brinjë, por edhe pse stafi mjekësor dhe lojtari vendosën që ta niste ndeshjen, pas 21 minutash, mbrojtësi i majtë brazilian kërkoi zëvendësimin duke i lënë vendin bashkatdhetarit Danilo, transmeton Panorama.

Problemi nuk duket të jetë banal, duke qenë se Aleks Sandro ka shfaqur probleme në frymëmarrje gjatë lojës së zhvilluar, por sot pritet të mësohet diçka më shumë rreth juventinit me shpresën që lajmet të mos jenë negative.

Kjo, pasi prapavija bardhezi do të mbetej e copëtuar duke parë se aktualisht jashtë skuadre për dëmtime janë edhe Xhorxho Kielini, Merih Demiral dhe Matia De Shiljo.