Editorial Nga Hakim Suma

Shumë spekulime, por asnjë informacion i besueshëm për përbërjen e qeverisë së re. Palët nuk ndajnë detaje të bisedimeve midis liderëve, kështu që të gjitha kombinimet e mundshme po qarkullojnë në publik. Blofet janë nga më të ndryshmet, nga ajo se tashmë është rënë dakord për një qeveri midis LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, në një kalkulim tjetër midis VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, ku nevojitet vetëm “me ndonje parti tjeter shqiptare, te cilet e perkrahin idean per kryeminister te pare shqiptar!”

O tash o kurr pêr shqiptaret, ose kryeministrin shqiptar ne udheheqje te qeverisë ose akoma mbet e njejta-pozita e kryeministrit monopol per etnin maqedone!

Shqiptaret e kane kohen te zgjedhin, ta perkahin iden e kryeministrit te pare shqipar duke u bashkuar te gjithe rreth tij, ose te vazhdojn me te vjetren te perqarë e te nenvleresuar! LSDM duhet te zgjedh ose kryministrit shqiptar ose te ik ne opozit!

Zaev po bëhet më nacionalist se Gruevski!

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev disa herë ka paralajmëruar se do të formojë qeveri dhe se nuk do ta japë kurrë për shqiptarët postin e kryeministrit. Në media kishte spekulime se një opsion i mundshëm është që LSDM të ketë 3 vite kryeministrin, ndërsa BDI një vit në mandatin katër vjeçar. Por,duket që Zaev as pë këtë opsion nuk dëshiron të lëshojë pe, sepse këmbëngul që kryeministër në katër vitet e ardhshme të mbetet vetëm ai. Zaev e karritur presionin ndaj BDI-së duke pohuar se ka siguruar përkrahjen e tre deputetëve të VMRO DPMNE-së të cilët mund ta mbështesin atë në formimin e shumicës parlamentare dhe në këtë mënyrë ta lë jashtë qeverisë partinë e Ahmetit. Kjo sa mund të duket blof, mund të jetë edhe një realitet sepse vetë Mickoski dënoi transferin e mundshëm të deputetëve, që nënkupton se ka një dozë të së vërtetës.

Për portalin ShkurtShqip Hakim Suma në fundë tha se:Nuk duhet ta kërkojmë por duhet ta marrim ate që na takon!