Pushteti dhe opozita kanë filluar përplasjet e forta në prag të zgjedhjeve të 12 prillit. Përderisa pushteti nuk pranon propozimet e opozitës për kreun e MPB-së, opozita tërthorazi e bën të qartë se kanë shumë materiale me të cilat do të zbardhen punët e zeza të qeverisë. Lufta e materialeve të përgjuara dhe incizuara, duket se do të fillojë në momentin kur do të shteren të gjitha argumentet e një logjike të shëndoshë politike.

Mickoski: Kemi materiale kundër Zaevit, presim polici të besuar që t’i dorëzojmë këto fakte

Presidenti i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka thënë se partia e tij nuk do të publikojë “bomba” në periudhën parazgjedhore, por ka pohuar se ka shumë fakte kundër qeverisë. Ai ka thënë se këto dëshmi do t’i përcillen MPB-së të cilat duhet t’i procesuojnë më tutje.

Një nga organet që Mickovski pritet të këtë besim është ministri i brendshëm, i cili vjen në qeverinë teknike me një propozim nga partia e tij. Por, pikërisht për emrin e këtij ministri, nga partia e Zaevit kanë thënë se nuk do të japin pëlqim që një emër i tillë që ka punaur dhe ende është aktiv në shërbimet e policisë të jetë në kreun e këtij institucioni më të lartë.

Materiale të përgjuara u publikuan në mediat italiane dhe më pas ndodhën arrestimet për rastin e quajtur “Reket” ku nën akuzë janë vënë ish kryeprokurorja speciale Katica Janeva dhe pronari i një televizioni, Borjan Jovanovski.

Mickoski ka sulmuar prokurorinë për veprimet e ndërmarra në çështjen “Reket” që nuk ka bërë mjaftueshëm për të zbuluar se ku kanë përfunduar paratë e marra. Ai akuzon qeverinë se nuk ka regjim më të madh se ky i tanishmi pasi ekziston një lidhje midis qeverisë, prokurorisë e gjyqësorit, ku të gjithë  janë në heshtje. Ai pohon se ka indikacione se persona nga qeveria kanë paralajmëruar Bojan Jovanovski se biznesmeni Jordan Kamçev e ka raportuar rastin.

Zaev: Nëse kanë fakte le t’i publikojnë

Kryeministri Zaev ka thënë se ndryshimi i pushtetit nuk do të ndodhë, por jo për shkak të kërcënimeve. Ai ka pohuar se familja Zaev ka marrë kërcënime nga regjimi i mëparshëm, por ai pohon se një regjim i tillë nuk do të ekzistojë kurrë më. Në lidhje me akuzat e opozitës se kanë fakte për implikimin e familjes “Zaev” në raste të korrupsionit, kryetari i LSDM-së ka thënë se qytetarët po i ndjekin me vëmendje të gjitha këto spekulime.

Ai theksoi se nëse dikush ka çfarëdo lloj provash dhe argumentesh, do të thotë që dikush ka arsye të përgjigjet dhe të involvohet në raste të dyshimta, të paligjshme që kanë ndodhur dhe t’i dorëzojë ato në opozitë. Zaev pohon se kur ka qenë në kreun e opozitës ka marrë shumë materiale dhe është detyrë e opozitës të jetë korrigjuesi kryesor, e ka për detyrë të raportojë e jo të kërcënojë.

Nëse kanë ndonjë material opozita duhet ta raportojë menjëherë. Vetëm në këtë mënyrë mund të shërohemi plotësisht si një shoqëri dhe të transformohemi. Zaev pohon se nuk ka as mendime të këqija dhe jo të ketë bërë diçka të gabuar. Ai kërkon që të gjitha mjetet e përgjithshme në shoqërinë tonë të funksionojnë në forcë të plotë.

Përgjimi, top-temë në Maqedoninë e Veriut!

Në ditët e sotme çdo kush mund të incizojë me zë ose me video dhe për këtë arsye kjo punë duhet të ndërpritet njëherë e përgjithmonë. Të gjithë mund të regjistrojnë me këto telefona, çdokush mund të ndezë telefonin dhe të shkojë në një takim e të regjistrojë një person.Ndjekjet e mëdha penale janë për shkak të veprimtarisë së shërbimeve dhe jehona publike është për shkak të angazhimit për të qenë transparent.

“Nikolla Gruevski dhe disa individë rreth tij, përmes shërbimeve të tyre të fshehta të partisë, kanë ndjekur mijëra qytetarë në Republikën e Maqedonisë vitet e fundit”, ishte deklarata e Zaevit, atëherë kryetar i opozitës në janar të vitit 2015, në prag të paralajmërimit të të ashtuquajturave “bomba” ndaj qeverisë.

Viktimat e para, disa muaj më vonë, ishin kokat e Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, por mbi të gjitha reputacionin dhe besimin në Agjencinë për siguri dhe kundërzbulim.

Opozita erdhi në pushtet por u deshën edhe dy vjet e gjysmë për të rrëzuar grupin qeverisës të atëhershëm. Në vitin 2018 qeveria e re dhe opozita e re ranë dakord që të rindërtojnë shërbimin sekret. Zgjidhja ishte ndarja e asaj që ishte Agjenci për Siguri dhe Kundërzbulim në dy institucione të reja, të ndara fizikisht dhe juridikisht nga MPB. Njëra është Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe tjetra është Agjensia Operacionale-teknike ose shkurtimisht AOT. Vetëm AOT ka pajisje të telekomunikacionit që mund të monitorojnë komunikimet, por nuk mund t’i riprodhojnë ato. Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe institucionet e tjera mund të riprodhojnë regjistrimin nga AOT, por nuk mund të filmojnë veten e tyre, përveç në tokë, me pajisje speciale të lëvizshme që nuk përdorin operatorët e telefonisë.

Modeli, në letër, duhet të çaktivizojë monopolin e përgjimit dhe kështu të parandalojë mbikëqyrjen masive të qytetarëve pa një urdhër gjykate. Nëse ligji funksionon dhe në praktikë është përgjegjësi e dy organeve mbikëqyrëse – Komisioni parlamentar dhe Këshilli i Mbikëqyrjes Civile.

Por reforma që BE ka kërkuar dhe lavdëruar më parë duket shumë larg për t’u mbaruar. Asnjë nga dy mekanizmat e mbikëqyrjes nuk po funksionon siç duhet.

Katër vjet pas aferës së paligjshme të përgjimit, është e sigurt se asnjë institucion nuk ka fuqinë që kishte UBK-ja. Por mbikëqyrja e procesit të përgjimit të komunikimeve telefonike është vetëm gjysmë hapi larg, që do të thotë se ligjvënësit të paktën mund të kontrollojnë se sa numra telefoni ka lejuar gjykata që të përgjohen.

Kjo nuk  është e mjaftueshme, por për momentin nuk ka forcë që do të ndezë alarmin për reforma të mëtejshme në këtë sektor. Deri atëherë, garancia më e fortë është rregullimi ligjor, vetëdija e lidershipit dhe stafit të AOT-së dhe shpresa që mësimi është mësuar – të përmirësoni sistemin më parë, dhe jo pasi të shpërthejnë përgjimet në mënyrë të paligjshme.