Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm përsëri janë ballafaquar me djegie të dy kontejnerëve në rrugën “Nikolla Karev” në afërsi të stacionit hekurudhor.

Gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2019, siç thonë “nga ana e vepruesve të panjohur vihen në zjarr mbi njëqind enë të përcaktuara për hedhjen e mbetjes komunale në Qytetin e Shkupit”.

“Vetëm gjatë shtatë ditëve të para të muajit nëntor janë djegur dhjetë kontejnerë të NP ‘Higjiena Komunale’- Shkup. Të gjithë kontejnerët e djegur janë tërësisht të shkatërruar  dhe të papërdorshëm. Me incidente të këtilla NP ‘Higjiena Komunale’ – Shkup i është shkaktuar dëm financiar në vlerë prej 1,5 milionë denarëve”, thonë nga kjo Ndërmarrje Publike.

Ndezja e kontejnerëve sipas tyre, paraqet problem të madh gjatë hedhjes, mbledhjes dhe transportit të mbetjes komunale dhe mirëmbajtjes së higjienës në qytet.

“Le të ndalet vandalizmi dhe shkatërrimi i pajisjeve të NP ‘Higjiena Komunale’” – Shkup kjo për të mirën e qytetarëve!”, theksojnë ata.