Sot u bëne dy vite pa veprimtarin për çështje kombëtare, Adem Demaçi.

Nëse lufta për liri shënon shkallën më të lartë të emancipimit kulturor të individit dhe të popullit, atëherë mund të thuhet me gojën plot se Adem Demaçi është artikuluesi më i kulluar dhe më i fuqishëm i aspiratave liridashëse të popullit tonë.

Demaçi i kaloi 28 vite si i burgosur politik në Jugosllavi. Shumë liderë politik si Edi Rama dhe Ali Ahmeti rikujtuan veprimtarinë e Demaçit sot, mirëpo është e turpshme që asnjë fjalë për të nuk u tha nga Aleanca dhe Alternativa.

Me këtë heshtje për Adem Demaçin, AA e shfaqin haptazi orientimin e tyre kah lindja dhe se veprimtarët për çështjet kombëtare nuk i’u interesojnë fare atyre.