Për të punësuarit në administratën shtetërore, me përjashtim të atyre të institucioneve shëndetësore dhe arsimore, e shtuna e ardhshme (14 dhjetori) do të jetë ditë pune dhe do të realizohet aksion për pastrim.

Siç vendosi Qeveria, më 14 dhjetor do të punohet 2 janari i vitit 2019, që ishte shpallur si ditë jopune për të punësuarit në institucionet shtetërore.

Vendimin qeveritar, sipas rekomandimit, duhet ta zbatojnë edhe njësitë e vetëqeverisjeve lokale, ndërmarrjet publike dhe personat tjerë juridikë të themeluar nga komunat, për të cilët 2 janari ishte ditë jopune.

“Sipas vendimit të Qeverisë të shtunën më 14 dhjetor nga ana e sektorit publik do të zbatohet aksion për pastrimin e mjedisit jetësor “Administrata pastron me Mos u bë mbeturinë” me qëllim ngritjen e vetëdijes për mjedis më të pastër. Për orarin dhe lokacionet për zbatimin e aksionit të punësuarit në sektorin publik në mënyrë shtesë do të njoftohen nga ana e  udhëheqësve të institucioneve”, informon MSHIA.