Reperi nga Kosova, Arian Agushi ose siç e njohim ndryshe, Gold shumë i ndjekur nga fansat e tij në rrjetet sociale. Këngëtari ka shkruar disa vargje, ku i drejtohet i revoltuar kryeminstrit Edi Rama, lidhur me vizitën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç pasditen e djeshme në Shqipëri.

Postimi i plotë i Gold AG në Facebook:

“Edi Ramë o Edi Ramë e prite shkaun në Tiranë,
A harrove që Kosova atë Shqipni e thërret nanë.

Edi Ramë i vure pikë e prite shkaun me muzikë,
Në këtë natë krejt Kosovës mbrapa shpinës i vure thikë.

Edi Ramë o Edi Ramë athu kush xhepat ti mbushi,
Mos mendo se biri shkinës t’do më shumë sesa Ramushi.

Edi Ramë o Edi Ramë mjer Shqipnia e mjerë shteti,
Je bo si ai personazhi “Me vlla n’gjyq me baxhanak n’deti”

Edi Ramë mendo pak se ai fëmijët na i vrau n’prag,
Shiko kur i flet për dore mos po ta bënë dorën me gjak.

Edi Ramë mjerë për ty Edi Ramë mjerë për ne,
Thuj shkavellit kur t’nis himni mos t’çohet n’kam por le t’hin n’dhe.

Edi Ramë o mjekërr bardhë n’pikë t’mëngjesit t’kemi ardhë,
Por si duket puna jote po na del bisht me dardhë.

Edi Ramë o Edi Ramë bëj çka dush kur nuk ke marre,
POR DIJE QË S’TA BËN HALLALL GJAKU I FMIVE NËPËR VARRE”.

Vuçiç erdhi pasditen e djeshme në Tiranë bashkë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Samitit të Tretë të Minishengenit Ballkanik. ai u prit me protesta nga Lëvbizja Vetëvendosje, të cilët e konsiderojnë një tradhëti këtë nismë pa pjesëmarrjen e Kosovës.