Shpërthimi i së martës në Bejrut plagosi një çift nga Libani, i cili gjendej vetëm 600 metra larg incidentit vdekjeprurës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Imad Khalil dhe Lina Alameh thonë se janë me fat që i shpëtuan këtij shpërthimi.

Ndërkohë, të dy po qëndrojnë brenda spitalit derisa gjendja e tyre të rikuperohet.

Apartamenti i tyre që dikur ishte i rregulluar, nuk ekziston më, pasi u shkatërrua thuajse i tëri.

Gjithçka filloi kur Lina “dëgjoi” një zhurmë të fishekzjarrëve!

Imad Khalil in his hospital bed. Lina Alameh in her hospital bed.

Ata thonë se zjarri në port ishte në fillim i lehtë, derisa e ndoqën ngjarjen nga ballkoni i tyre në katin e 11-të. Sipas imazheve satelitore, apartamenti i tyre ishte rreth 585 metra larg qendrës së shpërthimit.

“I thashë burrit tim se diçka nuk ishte në rregull”, tha Lina për CNN.

Vetëm 33 sekonda pas shpërthimit të parë, ndodhi edhe i dyti, i cili u regjistrua në orën 18:08 minuta (ora lokale).

“Gjithçka më kujtohej ishte që fluturova në ajër”, u shpreh Imad.

Të dy thonë se ranë pa vetëdije, kur Lina u zgjua e pa burrin e saj pa ndjenja – trupi i të cilit ishte prerë nga xhami dhe ishte gjakosur.

Lina shpjegon se ishte hedhur drejt një derë qelqi, ndërsa e njëjta e theu bërrylin dhe e lëndoi shpinën. Kjo përveç prerjeve të shumta nga xhami.