Durrësi po kalon një nga momentet më të vështira të ekzistencës së tij. Gazetari i Ora News, Leonidha Musaj raporton se situata është më shumë se dramatike duke qenë se epiqendra ka qenë në pikërisht në këtë qytet bregdetar.

Një pallat 6 katësh është sheshuar plotësisht pas tërmetit të frikshëm, duke bllokuar familjet nën rrëmoja.