Ministri i Shëndetësisë Ass. doc. Dr Venko Filipce së bashku me Zëvendës Ministrin e Shëndetësisë Dr.Armend Arslani dhe Drejtorin e Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit Dr. Sadulla Useini, sot vëzhguan objektin e departamentit specialist-konsulltativ të Institutit, ku po kryhet një rinovim i plotë.

Pas pesë dekadash, plotësisht është rinovuar objekti e departamentit specialist-konsulltativ të Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit, si pjesë e strategjisë afatgjate për përmirësimin e shërbimeve shëndetsore në institucionet shëndetësore publike dhe përmirësimin e kushteve të punës për punëtorët shëndetsor. Për dy vjet e gjysmë, ne kemi përmirësuar kushtet hapsinore në tridhjetë institucione shëndetësore dhe vazhdojmë të investojmë dhe të kujdesemi për sistemin shëndetësor, si një segment kryesor.

Po ashtu, në departamentin e hemostazës, janë rinovuar të gjitha dhomat laboratorike dhe është krijuar një dhomë për kujdestari, me çka plotësohen plotësisht kushtet për mbulimin 24-orësh të nevojave të klinikave për analiza hemostatike. Qendra e Hemofilisë është rinovuar plotësisht dhe janë siguruar kushte të përshtatshme hapësinore për kujdesin e pacientëve me hemofili dhe çrregullime të tjera të koagulimit.

Pacientët me trombozë të venave të thella dhe tromboflebitit sipërfaqësor trajtohen në departamentin specialist-këshillues të Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit. Kjo është një patologji e zakonshme e kryer në Institutin e mjeksis së transfuzionit. Testet hemostatike kryhen edhe në një numër të madh të pacientëve në indikacion të mjekëve.