Vetëm pak ditë pasi kampionati u mbyll, Seria A u shoqërua me lajme shkarkimesh, dorëheqshjesh, trajnerë që shkojnë e të tjerë që vijnë. Sigurisht që në të gjithë këtë situatë nuk mund të mungojnë edhe zërat e merkatos.

Portieri italian, Donnarumma është një emrat më të përfolur në këtë merkato, pasi ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Milanin dhe Juventus është gati të përfitojë për ta marrë me parametra zero.

Diçka tjetër që përforcon edhe me shumë zërat për një kalim të tillë është edhe pjesa që gardiani i Djallit i ka dhënë pëlqim në rrjetet sociale, lajmit për kalimin e Allegrit si trajner të Juventusit.

Prej kohësh bardhezinjtë kërkojnë që të transferohet Donnarumma në Torino, por pjesë e kësaj gare janë edhe PSG me Barcelonën. Juventus ka gati ofertën prej 10 milionë eurosh në sezon, përshirë këtu edhe bonuse për menaxherin e lojtarit, Mino Raiola dhe operacioni në total shkon nga 15 deri në 20 milionë, shumë që i përfarohet kërkesave që ka Raiola për lojtarin e tij.

Përpara se bisedimet të hynë në një fazë konkrete, Juventus duhet të zgjidhe edhe çështjen Szczesny, i cili merr 7 milionë euro në sezon. Për të ka oferta nga Premier League, me Man. United dhe Arsenal që kanë gati ofertën.