Kampionati francez u bë i pari i madh në Evropë që mori vendimin për ta përfunduar sezonin pas përhapjes së pandemisë Covid-19.

Federata e Futbollit të Francës mori vendimin për përfundimin e sezonit ku kampion është shpallur Paris Saint Germain.

Megjithatë tani FFF ka njoftuar se do të zhvillohen dy finalet e Kupës së Francës.

Franca njihet si shtet që ka dy Kupa, atë të Ligës dhe Kupa e Francës, ku në të dyja garat PSG është në finale.

Finalja e Kupës së Francës në mes të Paris Saint Germain dhe Saint Etienne do të zhvillohet më 24 korrik.

Ndërkohë ndeshja finale e Kupës së Ligës do të jetë ajo mes kryeqytetasve të PSG-së dhe Olympique Lyonit.

Kjo finale është paraparë të zhvillohet një javë më vonë, më 31 korrik.