Anëtarët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim është angazhuar në Durrës në kërkim të të mbijetuarve nga rrënojat e tërmetit.

“Njëzet e katër orë punë, aksion i pandërprerë për kërkim dhe shpëtim për të humburit, pjesëtarë të palodhur të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim”, thonë nga DMSH.

Sipas informacioneve të fundit në terren, numri i të vdekurve nga tërmeti në Shqipëri është rritur në 46 dhe ka më shumë se 700 të plagosur.

Përveç një ekipi prej 42 anëtarësh nga DMSH në Shqipëri, katër zjarrfikës të Shkupit u dërguan gjithashtu në vendngjarje me dy ekspertë të qytetit të Shkupit të pajisur me drone me kamera termike.