Në seancën e sotme kuvendore të parashikuar për parashtrim të pyetjeve të deputetëve deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski nuk parashtroi pyetje për kryeministrin Zoran Zaev, sepse, siç tha, janë pyetjet e parafundit të deputetëve  nga kjo përbërje kuvendore, ndërsa Qeveria aktuale ka edhe 25 ditë pune, por ka lexuar përgjigje dhe premtime të dhëna nga kryeministri në foltoren kuvendore për shumë fusha.

Dimovski ka cituar përgjigje të pyetjeve të deputetëve nga kryeministri Zaev për tatime, kontribute, pikëpagesa të reja, për hetim ndërkombëtar për liqenin e Smillkovit, Lagjen e trimave, për Nikolla Mlladenov, për ridefinimin e institucioneve shtetërore, për rritjen ekonomike, për Eurokompozitin e Prilepit, për mullinjtë me erë në Ovçepolie, për ndotjen në Tetovë nga Jugohrom, për Oslomein dhe TEC Negotinë, për Çebrenin dhe Galishten se shteti vetë do të ndërtojë edhe shumë të tjera, dhe siç citoi, më të rëndësishmen për marrjen e datës për negociata me BE-në.

Për nënkryetarin e Kuvendit Goran Misovski  sjellja e deputetit Dimovski është jokorrekte dhe poshtëruese për kolegët e tij të tjerë deputetë dhe për ministrat e pranishëm.

Nikolla Micevski, koordinues i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, tha se Dimovski e ka shfrytëzuar të drejtën të mos ketë pyetje,  por vetëm të prezantojë konstatime nga ajo që kryeministri nga folësja e ka thënë, ndërsa nuk e ka realizuar.  Ai bëri lutje në  pyetjet e fundit të deputetëve të jenë të pranishëm të gjithë ministrat në Qeveri.

“Në këtë seancë nga 28 ministri dhe ministra, kemi vetëm pesë të pranishëm. Kjo nuk është hera e parë. Sjellja e ministrave në Qeverinë e LSDM-së ndaj deputetëve, e reflekton sjelljen e tërë Qeverisë ndaj qytetarëve. Kjo është praktikë e rregullt tani në pyetjet e deputetëve që mbahen një herë në muaj të na vijnë zëvendësministra,  ndërsa disa nga ministrat nuk kanë hyrë  në këtë sallë nga dita kur u bënë ministra”, tha koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Dime Velkov, deputet nga LSDM-ja theksoi se sipas Rregullores së Kuvendit, neni 37, deputeti e ka të drejtën e kryeministrit, në krye të Qeverisë dhe të bartësve tjerë të funksioneve publike të cilët janë përgjegjës para Kuvendit t’i parashtrohet pyetje, ndërsa ajo duhet të  jetë  e shkurtër dhe e përpiktë. Dërgoi apel deri te homologu i tij Dimovski  të mos bëhen dhe zbatohen skenare  të mos t’u jepet mundësi  kryeministrit dhe ministrave të përgjigjen.

Paraprakisht, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve, shfaqi shpresë se deri në fund të këtij viti do të paguhen paratë e rreth 600 familjeve prodhues të rrushit të cilët tashmë e kanë dorëzuar rrushin  në bodrumet e verës Povardarie dhe Stefani.

Theksoi se me atë do të rregullohet padrejtësia shumëvjeçare e vreshtarëve.

“Bëhet fjalë për procedurë administrative. Bujqit  nuk do të dorëzojnë  kërkesa shtesë, por bëhet fjalë për  procedurë të përfunduar prej përpara përkatësisht Inspektorati shtetëror doli për kontroll dhe i ka listat”, deklaroi ministri Dimkovski.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski në lidhje me   vendkalimin e ri kufotar me Greqinë informon se nga Mushov Grob deri në Mrezhiçko janë ndërtuar 6,3 kilometra rrugë,  ndërsa janë siguruar  mjete financiare në pjesën e dokumentacionit projektues. Sugareski potencon se  intensivisht do të vazhdohet me punë në vitin 2020.