Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska sot mer pjesë në sesionin e Komitetit të ministrave për të drejtat e njeriut në Strasburg,  i cili mbikqyr  kryerjen e gjykimeve të Gjykatës Evropiane  për të drejtat e njeriut.

“Përpjekjet e Qeverisë dhe të Ministrisë së Drejtësisë në parandalimin e  torturës dhe trajtimit  joadekuat, si dhe parandalimi i mosndëshkimit të tyre, ishin pranuar nga Komiteti  me mbyllje të kontrollit mbi rastin “El Masri” dhe lëshimin e nivelit të  kontrollit në rastin “Hajrullahu”. Në rastet “El Masri” dhe Hajrullahu, Gjykata në Strasburg konfirmoi, mes tjerash edhe shkelje të neni 3 të Konventës”, kumtoi Ministria e Drejtësisë.

Në fjalimin e saj ministrja Deskoska e theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për respektimin e të drejtave të njeriut, qeverisjen e së drejtës dhe ndërtimin e demokracisë.

Me plotësimin e të gjitha obligimeve në rastin “El Masri”, dërguam porosi te të gjitha shtetet evropiane se nuk ka tolerancë për torturë dhe se veçanërisht e rëndësishme është  të respektohen të drejtat – madje edhe në situata delikate kur ekziston kërcënim për terrorizëm ose për siguri.

“Qeveria vendosi mekanizma kontrollues të jashtëm në pajtim me gjykimet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në rastet “El Masri” dhe “Hajrullahu”, theksoi Deskoska.

Struktura mbikqyrëse është vendosur përmes  Repartit të veçantë për hetime të personave me autorizime policore, si dhe kontroll nga avokati i popullit dhe shoqëria qytetare.

Në fund të debatit, Komiteti solli  rezolutë finale për mbylljen e rastit  “El Masri” dhe lëshim të mbikqyrjes  mbi implementimin e rastit “Hajrullahu”, për mbylljen e tërësishme të të cilit nevojiten ndryshime në Kodin Penal.