Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska e ka ftuar Kuvendin të jep interpretim autentik për nenin 11 të Ligjit për amnisti me qëllim, që siç thuhet, “të pengohen tentimet e përditshme të llojit të ndryshëm për shmangien e drejtësisë dhe sigurimit të mosndëshkimit për vepra serioze penale”.

“Ata tentime vijnë nga anulimi i vazhdueshëm i procedurave gjyqësore me qëllim të obstruohet sjellja e vendimeve gjyqësore deri në inicimin e procedurave para Gjykatës Kushtetuese për heqjen e anëtarëve nga Kodi penal, tani edhe nga Ligji i amnistisë. Qëllimi i këtyre tentimeve manipulative është arritje e mosndëshkimit për veprat penale që kanë qenë lëndë e Prokurorisë Speciale Publike, ndërsa tani i ka vazhduar Prokuroria e rregullt. Me hapjen e procedurës së djeshme nga ana e Gjykatës Kushtetuese për vlerësim të nenit 11 kanoset rrezik i madh për të ardhmen e procedurave që udhëhiqen në bazë të materialeve të përgjuara. Unë nuk dua të prejudikoj, as edhe të ndikoj në çfarëdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese, por të pengohet aktivimi i amnistive joligjore dhënë nga ana e ish presidentit Ivanov”, ka deklaruar Deskoska në konferencën për dhënien fund të dhunës mbi fëmijët e Ballkanit Perëndimor.

“Në dorën e Kuvendit është një herë e përgjithmonë të mbyllet kjo çështje dhe të pamundësojë jetësimin e amnistisë joligjore të Ivanovit. Ministria e Drejtësisë do të ngrit iniciativë deri te Qeveria të kërkojë interpretim autentik nga Kuvendi, por kuptohet se mund ta bëjnë edhe deputetët të cilët krahas kërkesës për interpretimin autentik, mund të kërkojnë edhe seancë urgjente të Kuvendit për këtë çështje”, ka thënë Deskoska duke shtuar se në këtë çështje do të shihet se kush e kupton konceptin për korrupsion zero si koncept të ndëshkimit.

Ministrja ka thënë se ka kohë të mjaftueshme të sillet interpretim autentik në Kuvend nëse ka vullnet politik tek deputetët. Pret mbështetje nga gjithë partitë në Kuvend dhe të vërtetojnë në vepër retorikën e ripërsëritur dhe shtetin juridik.

Nga Gjykata Kushtetuese presin  të mbështeten te Kushtetuta dhe ligjet dhe të respektohen procedurat dhe afatet për sjelljen e vendimeve.

Deskoska konsideron se kjo iniciativë nuk duhet të ndikojë në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në prill të vitit të ardhshëm.

Gjykata Kushtetuese të mërkurën vendosi të sjell procedurë për vlerësimin e nenit 11- a të Ligjit për plotësim të Ligjit të amnistisë të vitit 2016. Neni 11-a mundëson presidenti i shtetit të tërheq tashmë vendim e miratuar për amnisti. Kjo sipas ekspertëve juridik, mund direkt të ndikojë mbi akuzat dhe hetimet aktuale dhe lëndët të cilat i ka filluar PSP në bazë të bisedimeve të përgjuara.