WhatsApp Payments, quhet aplikacioni i ri i kompanisë së Mark Zuckerbergut, për dërgimin e parave nëpërmjet chat-it të Whatsapp-it, ku sipas kompanisë do të jetë më lehtë dhe i shpejtë sesa dërgimi i një fotografie.

Aplikacioni u testua në një milion përdorues indianë në vitin 2018 dhe do të nisë në disa vende në gjashtë muajt e ardhshëm.