Pas fillimit të sezonit të ri në Ligën e Parë Futbollistike, në të cilën Boreci në transfertë mund kampionin aktual, Vardarin me 1-0, sot do të zhvillohet sfida te tjera të javës së parë. Spikat sfida në Çair, ku FC Shkupi përballet me Shkëndijën, ndërsa skuadra tetovare nuk di për fitore, por edhe s’ka shënuar gol, në dy përballjet e fundit.

Në takimet e tjera, Rabotniçki është mysafirë i Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa mjaft nxitje pritet në Manasitir dhe Strumicë, ku Bellasica dhe Pelisteri sfidojnë Sileksin dhe Akademia Pandevin. Ndërkohë Renova në Tetovë përballet me Struga Trim Lum, me të cilën ka bilanc negativ, duke regjistraur 2 disfata, një barazim dhe një fitore. Të gjitha ndeshjet e javës së parë do të nisin në orën 17.30.