Deputeti i BDI-së Arben Ziberi pas pak çasteve është larguar nga Kuvendi. Ai u përfol si një nga deputetët e BDI-së që kundërshtojnë propozimin e Ali Ahmetit që Artan Grubi të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar të Zaevit.

Në këtë grup përmenden edhe deputetët e Çairit dhe ato të Likovës. Pikërisht për shkak të deputetëve të dëshpëruar të BDI-së, është anuluar disa herë gjatë ditës seanca kuvendore që e paralajmëroi për sot Ali Ahmeti, ku duhej të rizgjedhet Talat Xhaferi për kryetar Kuvendi.