Lëshimi i dhomave apo objekteve me qera gjatë vikendit derisa janë në fuqi masat restriktive, llogaritet si vepër penale dhe është paraparë gjobë e larët me të holla, informon Zhurnal.

Për personat privat, gjobat fillojnë nga 2000 euro e më lartë, varësisht nga gjendja e pasurisë dhe të ardhurat e tyre, ndërsa për personat juridik, është paraparë madje edhe procedurë penale. Shumën e dënimit e cakton Gjykata me propozim të prokurorit publik.

Vazhdimi me masat restriktive për parandalim të përhapjes së epidemisë, nënkupton ndalim të tërësishëm të punës të kapaciteteve hotelierike, si dhe për objektet e mëdha private.

nga Inspektorati i tregut në Ohër, paralajmërojnë se gjatë vikendit do të vazhdojnë me kontrolle, me qëllim respektimin e masave për parandalim të përhapjes së virusit.

Qytetarët e Ohrit përmes rrjeteve sociale, kanë shprehur shqetësim për numrin e madh të qytetarëve që vijnë nga vendet ku virusi është përhapur me të madhe, dhe ku është vendosur karantinë 3 ditore./Zhurnal.mk