Mbështetje të fuqishme për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, shprehu ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Dendias në deklaratën ekskluzive për MIA-n në prag të vizitës së tij të nesërme në Shkup.

Ai zbulon se Greqia punon në marrjen e iniciativave konkrete, me qëllim që BE-ja të japë dritë jeshile për vendin tonë. Shefi i diplomacisë greke e shprehu edhe mbështetjen e fuqishme të Greqisë për perspektivën evropiane, jo vetëm të Maqedonisë së Veriut, por të tërë Ballkanit Perëndimor, politikë e cila, siç thotë, përmes Agjendës së Selanikut, Athinën e kanë vendosur në prioritetet e Bashkimit Evropian.

“Mbështetja jonë për fillimin e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut me Unionin është dhënë. Punojmë në atë dhe ndërmarrim iniciativa konkrete, në konsultim me të gjithë partnerët tanë në BE, me qëllim që sa më shpejtë që është e mundur, në këtë drejtim, të sillet vendim pozitiv në Union. Natyrisht, ajo që nënkupton është se nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk duhet të zvogëlohet intensiteti i përpjekjeve për harmonizim me standardet evropiane. Njëjtë siç nënkuptohet edhe se nga ana e Greqisë, do të ketë mbështetës të fuqishëm në këtë tentim të saj”, porositi Dendias.

Për vizitën e nesërme në Shkup ai thotë se vjen në “vendin fqinj dhe së shpejti aleat i Greqisë në NATO” dhe në vendin i cili pret “të jetë edhe partner i Greqisë në BE në një të ardhme jo edhe aq të largët”.

“Shpresoj në takime konstruktive gjatë vizitës time, që do të sjellin rezultate në dobi të dy shteteve fqinje, rezultate të dukshme edhe për qytetarët tanë. Me kolegun tim, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov tani jemi jemi takuar disa herë në periudhën e fundit dhe kemi marrëdhënie të sinqertë, gjegjësisht në respekt të përbashkët, në mënyrë të natyrshme dhe të sinqertë dhe në mirëkuptim të ndërsjellë. Marrëdhëniet tona bilaterale janë jashtëzakonisht të rëndësishme edhe për dy vendet tona. Punojmë për përforcimin e tyre eseciale dhe thellimin në spektrin më të gjerë të fushave”, thotë Dendias për MIA-n.

Lidhur me Marrëveshjen e Prespës, shefi i diplomacisë greke porosit se ai është obligues për të dy vendet dhe shton se zbatimi i saj i plotë do të thotë edhe nxitje shtesë për zhvillim më të madh dhe prosperitet të popujve tanë.

“Respektimi i saj është parakusht për vijim të papenguar evropian të Maqedonisë së Veriut dhe prandaj duhet tërësisht dhe vazhdimisht të zbatohet. Zbatimi i plotë do të thotë lëshim i provokimeve nga e kaluara, do të thotë konsolidim i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe respektim të përbashkët. Do të thotë nxitje shtesë për zhvillim më të madh dhe prosperitet të popujve tanë”, thekson Dendias.

Shefi i diplomacisë greke, së bashku me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme kompetent për diplomacinë ekonomike dhe ekstrovert, Kostas Frankojanis, nesër do të jenë për vizitë dyditore në Shkup.