Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias pas vizitës së sotme në Shkup, në mënyrë të jashtëzakonshme do të niset drejt Tiranës, për shkak të tërmetit që e goditi Shqipërinë, ndërkaq Greqia me urdhër të kryeministrit Kriakos Micotakis, do të sigurojë ndihmë për vendin fqinj, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Me urdhër të kryeministrit, Greqia urgjentisht do të sigurojë ndihmë për Shqipërinë për përballje me pasojat nga tërmeti që e goditi vendin. Tashmë kontaktova me ministrin e Mbrojtjes Civile, Mihalis Hrisohoidis, ndërkaq për shkaqe të njejta, në mënyrë të jashtëzakonshme do të nisem drejt Tiranës pas vizitës sime në Shkup”, shkroi Nikos Dendias në profilin e tij zyrtar në Tuiter.