Vendi ynë vazhdon të jetë në gjendje të rënduar. Sa më shumë kohë kalon aq më shumë po shtohet edhe bilanci i viktimave.

Shqipëria është në ditë zie sot. Dhimbja e familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre është ë papërshkueshme.

Por sipas medias italiane ‘’ANSA’’ lëkundjet e tërmetit deformuar tokën. Po ashtu raportohet se tërmeti ka ngritur tokën me rreth 10 centimetra afër qytetit të Durrësit.

Sipas ‘’ANSA-s’’ imazhet që e tregojnë këtë gjë janë marrë nga radari tek satelitët Sentinel-1 i programit Evropian Kopernikus të Agenzia Spazia Evropa dhe Komisioni Evropian. Më pas janë analizuar nga sizmologët e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.

Nuk duhet të kemi panik pasi kjo gjë ka ndodhur edhe në tërmetet e vitit 2009 në L’Aquila, 2012 në Emilia Romagna dhe 2013 në Lunigiana.

Po ashtu me dije bëhet se deformimi i territorit shqiptar të pësuar nga tërmeti, u mat nga platforma në internet Geohazard-tep.

Krahasimi midis dy pamjeve bëri të mundur marrjen e një interferogrami pra hartën e zhvendosjes së tokës.

Theksojmë edhe një here se nuk duhet pasur vend për panik pasi thuhet se kjo është një gjë që ndodhi dhe si më lart ka ndodhur edhe pas tërmeteve në vende të tjera./JOQ

SPONSORED CONTENT